Milot Rashica largohet nga Bremeni, zëvëndësohet nga një tjetër kosovar

Futboll 10 Prill 2021 11:53

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica do të largohet nga skuadra e Werder Bremenit gjatë kësaj vere.

Mediumet gjermane kanë raportuar të shtunën se Werderi tashmë ka gjetur zëvendësimin ideal të Rashicës, i cili ka kontratë me klubin deri vitin tjetër. Bëhet e ditur se Werderi po e synon Sead Hakshabanoviqin për ta zëvendësuar Rashicën sezonin tjetër.

Hakshabanoviq është pjesë e skuadrës së Norrkopingut me të cilën ka kontratë deri në vitin 2024.

Te Werderi kanë pranuar se tashmë kanë nisur negociatat me Norrkopingut për transferimin e Hakshabanoviqit që këtë sezon ka shënuar pesë gola në katër ndeshje të Kupës së Suedisë.

Hakshabanoviq është i lindur në Suedi, por ka prejardhje nga Mali i Zi dhe Kosova. Në vitin 2017, kur edhe vendosi për Malin e Zi, ishte opsioni që ai t’i bashkohej edhe Kosovës.

Hakshabanoviq 21-vjeçar deri më tani ka dhjetë paraqitje për Përfaqësuesen e Malit të Zi dhe ka shënuar një gol.

-->