Milot Rashica largohet nga Werder Bremen?

Futboll 23 Maj 2021 16:12

Gazetari i “ESPN”, Derek Rae ka paralajmëruar ndryshime në klubin e Werdr Bremenit.

Rae është korrespodent i “ESPN” për Bundesligë i cili njihet për lajmet e tij lidhur me kampionatin gjerman.

Derek Rae kishte shkruar në profilin e tij në Twitter, duke cituar Drjetorin sportiv të Werder Bremenit, Frank Baumann.

Sipas Rae, Baumann ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në klub sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, në pyetjen për Milot Rashicën se nëse shqiptari do të largohet nga klubi gjerman, ai ka konfirmuar se Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremeni.

-->