Milot Rashica luajti 90 minuta në humbjen e Werderit

Futboll 04 Prill 2021 17:38


Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen ka zhvilluar takimin e radhës ndaj Stuttgartit në kuadër të xhiros së 27 në Bundesligë, shkruan Insporti.

Werder Bremeni pësoi humbjes, kjo falë një autogoli të Ludwig Augustinsson.

Ndonëse ishte në fushë për 90 minuta, Rashica nuk arriti të linte shenjë në këtë takim.

Aktualisht Werderi grumbullon 30 pikë në pozitën e 13-të, teksa Stuttgarti ka 39-të pikë në pozitën e 7’të. /Insporti.

-->