Milot Rashica me postim emocionues për Kosovën

Kombëtarja 26 Mars 2019 20:37

Milot Rashica ka publikuar një fotografi shumë emocionuese në rrjetet sociale.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, i cili ishte i pafat në barazimin 1:1 ndaj Bullgarisë në ‘Fadil Vokrri’, përmes një fotografie të publikuar në Instagram në ‘Instastory’, ka treguar historinë e vendit të ri evropian.

Në fotografinë e Rashicës, paraqiten vitet e vështira të Kosovës, kur qytetarët e këtij vendi në vitin 1999 lëshonin vendin shkaku i gjenocidit serb.

Në fotografinë e mëposhtme, paraqitet Kombëtarja e Kosovës, që me sukses të lartë po vazhdon të paraqitet në Evropë.

Kosova nuk di për humbje në 12 ndeshjet e fundit, dukë lënë pas edhe kombëtare të mëdha, si ajo e Brazilit.