Milot Rashica prezent në stadiumin “Fadil Vokrri”
Futboll
24 Maj 2019
22:09

Pas një sezoni të shkëlqyeshëm me Werder Bremenin, Milot Rashica ndodhet për pushime në Kosovë.
Rashica aktualisht është në stadiumin” Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku është duke e parë nga afër finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Feronikelit.
Me këtë veprim ylli nga Vushtrria dëshmon dashurinë që ka për futbollin e Kosovës.