Milot Rashica publikon fotografi në kohen sa luante për Vushtrrinë

Kombëtarja 30 Prill 2020 10:15

Kanë kaluar mbi një muaj e gjysmë kur të gjitha aktivitete sportive janë pezulluar për shkak koronavirusi.

Përveç pezullimit të futbollit, Covid-19 ka ndërprerë edhe stërvitjet e plota në grup.

E gjatë kësaj kohe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica herë pas here ka postuar fotografi të ndryshme në rrjetin social ‘instagram’.

Së fundmi kosovar ka publikuar një fotografi në instastory në kohën kur luante për Vushtrrinë në Superligën e Kosovës.

Fotografia e vushtrriasit mbanë datën 29 prill 2015.

-->