Milot Rashica reagon pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Futboll 08 Prill 2021 09:56

Milot Rashica dhe Werder Bremen janë kualifikuar mbrëmjen e kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, transmeton Insporti.

Bremen mposhti me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Regensburg – me golin e vetëm që e shënoi Osako në minutën e 51-të.

Rashica e nis takimi si titullar, teksa u zëvendësua 20 minuta nga fundi i ndeshjes.

“Në gjysmëfinale. Ishte një luftë e fortë, por ia dolëm”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale.

Werder Bremen në gjysmëfinale do të luajë ndaj RB Lepizig./Insporti.com/

-->