Milot Rashica me status në Twitter pas golit

Futboll 13 Mars 2018 10:56

Djaloshi nga Kosova, Milot Rashica mbrëmë e kishte pasur ndeshjen e parë për Werder Bremen të cilën e nisi nga fillimi i ndeshjes, pasi pak para startit të takimit ishte lënduar mesfushori Philipp Bargfrede.

Mirëpo, Rashica nuk dëshpëroi dhe arriti të shënonte golin e tij të parë në fanellën e Werder Bremen, që ishte edhe goli i cili ktheu epërsinë për ekipin e tij, të cilën ndeshje në fund e fituan ndaj Koln me rezultat 3-1 në Bundesliga.

Miloti pas ndeshjes përmes një statusi në gjuhën angleze, u shpreh në llogarinë e tij në Twitter duke thënë: “Çfarë ndeshje!!! Ende po ndjehem elektrizues. Një stadium fantastikë, me një atmosferë të pabesueshme të krijuar nga tifozët e Werder, të cilët na përkrahnin çdo minutë. Jam krenar që shënova golin e parë për këtë skuadër të madhe, në ndeshjen time të parë në “Weser Stadion”. Ju faleminderit të gjithëve”. /Insporti.com

-->