Milwaukee mposht Pheonix Suns – gara për titullin e NBA tashmë e baraspeshuar
Basketboll
15 Korrik 2021
09:24

Milwaukee Bucks ka barazuar rezultatin në serinë finale të NBA-së ndaj Phoenix Suns (2:2).
Milwaukee i udhëhequr nga Chris Middleton e Gianis Antetokounmpo fitoi 109:102 në ndeshjen e luajtur në orët e hershme të së enjtes, sipas kohës në Kosovë.
Middleton shënoi 40 pikë, kurse Antetokounmpo 26 pikë e 14 kërcime.
Te skuadra humbëse, Phoenix Suns, më i dalluari ishte Devin Booker me 42 pikë.
Ndeshja e pestë e serisë finale do të luhet të dielën në palestrën e Phoenix Suns. Skuadra që shënon katër fitore, shpallet kampione e NBA-së.