Milwaukee shpallet kampion i NBA-së pas 50 vjetësh

Boks 21 Korrik 2021 10:14

Qendra nigeriane me shtetësi greke, Giannis Antetokounmpo, ka udhëhequr skuadrën e tij, Milwaukee Bucks drejt suksesit që nuk ishte arritur për 50 vjet.

Antetokounmpo shënoi 50 pikë në ndeshjen e gjashtë të serisë finale të plejofit të NBA-së për të t’ia siguruar skuadrës së tij fitoren ndaj Phoenix Suns me rezultatin 105:98.

Milwaukee fitoi serinë finale me 4:2 në fitore. Antetokounmpo shtoi edhe 14 kërcime në këtë ndeshje vendimtare, ndërkohë edhe katër lojtarë të tjerë shënuan pikë dyshifrore, por asnjëri mbi 17. Antetokounmpo u shpall edhe MVP i finales.

“Njerëzit më kanë thënë se nuk di të gjuajë gjuajtje të lira, por sonte kam shënuar. Dhe unë jam kampion”, tha Antetokounmpo.

Milwaukee kishte fituar titullin e parë dhe të fundit në NBA para fiks 50 vjetëve.

Te Phoenixi lojtari më efikas ishte Chris Paul me 26 pikë.

-->