Milwaukee tregon muskujt, mund edhe në ndeshjen e dytë Raptors

NBA 18 Maj 2019 11:42

Milwaukee luan basketbollin e vet më të mirë dhe siguron fitoren e ndeshjes së dytë finale të Konferencës Lindore.

Raptors dalin të zhgënjyer nga ky ballafaqim. Një ndeshje, në të cilën Milwaukee tregon një superioritet të qartë, në të gjitha fazat e lojës, me një produktivitet të rëndësishëm, nën udhëheqjen e Giannis Antetokounmpo.

Bucks krijuan epërsi deri në 18 pikë më shumë në 15 minutat e para të lojës, ndërsa e mbyllën me 22 pikë me shumë se kundërshtari, me rezultatin 125:103.

Basketbollisti greko-nigerian, Giannis Antetokounmpo, ishte lideri i vërtetë për fituesit, pasi shënoi 30 pikë në total dhe pati 17 kërcime.

Ra në sy edhe turku Ilyasova, me 17 pikë, si dhe Mirotic, me 15 pikë. Te Raptors, basketbollisti më produktiv ishte Kawhi Leonard, që realizoi 31 pikë, 8 kërcime dhe 2 asiste.

Pas këtij suksesi, Milwauke udhëheq 2-0 në finalen e Konferencës së Lindjes. Ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Kanada.