Ministri Cakaj i reagon ish yllit të kombëtares: Gënjeshtra fund e krye

Kombëtarja 11 Shtator 2019 17:46

Ministri i në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas deklaratës së Andi Lilës, se i janë hequr pasaportat diplomatike.

Me një postim në Twitter, Cakaj e ka konsideruar lajmin si të gënjeshtër.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të  suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt”, shkruan Cakaj.

Një ditë më parë ishte futbollisti Andi Lila i cili publikisht u shpreh se u ishte hequr pasaporta diplomatike, e përfituar pas kualifikimit në Euro 2016.

cakaj