Ministri Çeku konfirmon vendosjen e shtatores së Fadil Vokrrit, por jo edhe ndërtimin e parkut

Futboll 26 Prill 2021 11:28

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Bekim Haxhiu dhe ish nën kryetar i FFK-së, ka kërkuar informacione nga Ministria e Kulturës së Rinisë dhe Sportit, e cila udhëhiqet nga ministri Hajrullah Çeku, se kur do të vendoset shtatorja e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Insporti.com.

Haxhiu ka shtruar dy pyetje në lidhje me punimet rreth shtatores së Vokrrit, e cila sipas tij është e gatshme të vendoset.

“Prej muajit tetor 2020 është përfunduar shtatorja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri e punuar nga Agon Blakqori, megjithatë ajo ende nuk është vendosur te stadiumi. Përveç bazamentit, nuk ka punime në parkun e shtatores, andaj pyes Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit se kur do të vendoset shtatorja te stadiumi “Fadil Vokrri” dhe pse nuk ka punime rreth parkut në afërsi të shtatores”.

Shtatorja e Fadil Vokrrit është gati.💙 - Radio STAR Gjilan | Facebook

Përgjigja e ministrit Çeku, ishte se ka kërkuar që të përshpejtohet procedurat dhe punimet që shtatorja të jetë e gatshme për tre vjetorin e vdekjes së Fadil Vokrrit, që është më nëntë qershor.

“Bazamenti është ndërtuar kanë mbetur vetëm edhe disa detaje. Jam besimplotë se shtatorja do të jetë gati dhe do ta përurojmë së bashku me nëntë qershor. Me të marrë drejtimin e ministrisë, kam kërkuar që të përshpejtohen punimet që të jetë gati për përvjetorin. Parku nuk do të ndërtohet pasi kufizimet e UEFA-s nuk na lejonë, për shkak të hapësirës që duhet për parking gjatë ditës së ndeshjeve”, ishte përgjigjja e Çekut.

Haxhiu i njohur si “Kamishiu” insistoi rreth ndërtimit të parkut, duke thënë se ai parku është planifikuar që fëmijët të luajnë në prani të shtatores, duke e idolizuar legjendën Fadil Vokrri.

“Ideja që ndërtohet parku është për shkak parcelës që është përballë stadiumit, parku të ndërtohet aty. parku është planifikuar që fëmijët të luajnë në prani të shtatores, duke e idolizuar legjendën Fadil Vokrri.

Shtatorja e Vokrrit do të vendoset në Prishtinë hyrje të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fadil Vokrri vdiq pas një sulmi në zemër më nëntë qershor të vitit 2018. Ai ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës nga viti 2008, duke arritur që ta anëtarësojë në UEFA dhe FIFA. /Insporti.com/

-->