Ministri Gashi tregon kush e shkroi letrën për FFK-në

Ministri i Sportit dhe Kulturës i Kosovës, Kujtim Gashi, e ka pranuar se ministria nuk mund të ndërhyjë në Federatën e Futbollit dhe në asnjë federatë tjetër.
Ministria të cilën Gashi e drejton, ka lëshuar një interpretim ligjor mbi legjitimitetin e kreut aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Sipas shkresës juridike të lëshuar nga MKRS-ja, Ademi është zgjedhur kundërligjshëm si kryetar i FFK-së vitin e kaluar.
Por, kreu i ministrisë, Kujtim Gashi, ka deklaruar se dokumenti i lëshuar nga zyra ligjore e MKRS-së ishte gabim.
“Ai interpretim ishte gabim, pasi ministria nuk mund të ndërhyjë në asnjë federatë. Ishte veprim i një individi, por ministria nuk ka të drejtë të përzihet në çështjet e federatës”, u shpreh Gashi për Gazetën Olle.
Ky i fundit e pranon se ky dokument bëri bujë, teksa fajin e lë tek zyra ligjore që ka bëra një veprim të tillë.
Ndryshe, nëse MKRS konstaton se ka pasur shkelje si në këtë rast, atëherë gjëja e vetme që mund të bëjë kjo ministri është t’ia heqë licencën FFK-së.
Por, çfarë ndodh nëse i hiqet licenca Federatës së Futbollit të Kosovës?
Edhe nëse kjo ndodh, FFK mund të veprojë edhe pa licencë, dhe i vetmi ndëshkim për ta është të mos marrin fonde nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, gjë që është ashtu nuk kanë nevojë, bazuar në fondet e shumta që marrin nga UEFA dhe FIFA.
Barcelona ankohet te federata spanjolle kundër VAR-it në barazimin ndaj Sociedadit
Të Popullarizuara
-
Ruiz në gjendje shokuese nga meçi me Joshuan
09 Dhjetor 2019 -
Rashica shëtit mbrojtjen e Bayernit dhe shënon eurogol (VIDEO)
14 Dhjetor 2019 -
Tifozët e Tiranës me mesazh tepër emocionues për Kosovën
13 Dhjetor 2019 -
Kush është kosovarja e vetme që e ndjek Ronaldo në Instagram
15 Dhjetor 2019 -
Eskalon Vedat Muriqi, ia përplas shokut të skuadrës (VIDEO)
15 Dhjetor 2019 -
Këngëtaret shqiptare kapen “mat” pran Neymarit dhe Mbappes
12 Dhjetor 2019 -
Dardan Berisha largohet nga Prishtina, ky është ekipi i tij i ri
12 Dhjetor 2019