Mino Raiola e dëshiron Icardin në Angli

Futboll 14 Shkurt 2018 11:28

Mauro Icardi po përcillet nga agjenti Mino Raiola, përkundër që sulmuesi argjentinas e ka si agjente gruan e tij, Wanda Nara.

Raiola tash e një kohë e ka synim që ta nënshkruajë si klientë Icardin, në mënyrë që pastaj ta bind se do të ishte shumë më i vlefshëm po qe se transferohet në Premier League.
Për 24 vjeçarin, bëhet e ditur se gruaja e njëkohësisht edhe agjentja e tij, është duke negociuar një marrëveshje të re me Inter, pjesë e së cilës skuadër është Icardi nga viti 2013.

Megjithatë, Mino Raiola dëshiron të futet më herët në këtë mes, para se të ndodh kjo marrëveshje, në mënyrë që ta bind sulmuesin për një kalim të mundshëm tek Manchester United.

Sa do të ndodh kjo gjë, do të shohim gjatë verës kur pritet që spekulimet e tilla, do të dalin të sakta ose jo. /Insporti.com

-->