Miqësorja Gjermani – Argjentinë mbyllet në barazim

Futboll 09 Tetor 2019 23:09

Gjermania dhe Argjentina kanë barazuar në ndeshjen e sotme miqësore mes tyre.

Sfida u mbyll me rezultatin 2:2.

Serge Gnabry (15’) e Kai Havertz (22’) ia dhanë epërsiën e dyfishtë gjermanëve, të cilët e mbyllën pjesën e parë në epërsi 2:0.

Por, argjentinasit arritën që të riktheshin në pjesën e dytë dhe ta barazonin rezultatin.

Lucas Alario e ngushtoi së pari epërsinë në minutën e 66-të, kurse rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi Lucas Ocampos (85’)./Zëri