Miqësorja Gladbach – Chelsea përfundon me katër gola

Futboll 03 Gusht 2019 20:33

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim ndaj Borussia Monchengladbach.

Ndeshja miqësore e luajtur në Gjermani, përfundoi me rezultatin e barabartë, 2:2.

Kjo ishte edhe miqësorja e fundit e skuadrës së Frank Lampard përpara fillimit të edicionit të ri.

Fillimisht, skuadra gjermane shënoi dy herë, por ‘Blutë’ u rikthyen gjatë pjesës së dytë.

Plea (13’) dhe Hofmann (39’) i dhanë epërsinë vendasve në 45 minutat e para.

Ndërkohë, Chelsea barazoi rezultatin falë dy penalltive të fituara, me Tammy Abraham (59’) dhe Ross Barkley (86’) që shndërruan në dy 11-metërsha.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës londineze do të jetë ajo ndaj Manchester United, më 11 gusht.