Mirlind Kryeziu flet rreth miqësores së sotme: Për një pjesë të sektorit të stadiumit i kam shitur unë biletat

Futboll 29 Mars 2022 16:00

Qendërmbrojtësi me prejardhje shqiptare, Mirlind Kryeziu, ka folur rreth miqësores së sotme mes Zvicrës dhe Kosovës që zhvillohet në Cyrih, shkruan Insporti.

Futbollisti i FC Zurich ka thënë se për një pjesë të sektorit të stadiumit i ka shitur ai biletat.

“Zyrihu eshte qyteti im ku une kam lindur dhe jam rritur si edhe luaj per ekipin e qytetit. Ketu kam shume kushurinje, familjar edhe shoqeri edhe te gjithe me kane pyetur per bileta. Po ju them qe nje pjese te sektorit te stadiumit i kam shitur une biletat” – ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, ndeshja fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Letzigrund Stadion” në Cyrihu.

/Insporti.com

-->