Miss Italia e pasionuar pas këtij sporti (FOTO)

Sporte tjera 07 Shtator 2019 21:48

Është 20 vjeçe, ka sy të gjelbër, flokë gështenjë dhe një fizik të mrekullueshëm. Quhet Carolina Stramare dhe është shpallur më e bukura në edicionin e 80-të të Miss Italia.

Studion në Akademinë e Arteve të Bukura në Sanremo, por është edhe modele. Në konkurs është paraqitur si Miss Lombardia. I adhuron kafshët dhe prej 8 vitesh praktikon sportin e hipizmit. Thotë gjithashtu se ka pasion për sytë “e mirë dhe të sinqertë”. Pasionet e tjera janë moda dhe udhëtimet. Për fatin e keq të beqarëve, është e fejuar!