Miss Univers Albania vjen nga bota e sportit (FOTO)

Volejboll 08 Qershor 2019 20:17

Sportistet shqiptare, përveç kualiteteve të tyre në disiplina të ndryshme, ka edhe  diçka që i bashkon, bukuria.

Diçka të tillë e provon edhe volejbollistja e Kombëtares së Shqipërisë, Cindy Marina. 21-vjeçarja u shpall fituese në “Miss Univers Albania 2019”.

Shqiptarja e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cindy Marina, është volejbolliste e suksesshme përtej Oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj. Biondina tashmë disa herë ka veshur fanellën e Kombëtares shqiptare, ku është paraqitur me sukses duke fituar medaljen e bronztë në një turne.

Cindy aktivizohet në Amerikë, me ekipin e Troy, ndërkohë që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin ne 68-të të Miss Univers, që këtë vit do të mbahet në Korenë e Jugut.