Misteri Mbappe, nuk është i lënduar dhe braktisi Francën

Futboll 04 Shtator 2021 21:11

Franca e cila vjen pas një barazimi zhgënjyer ndaj Bosnje Hercegovinës, do të luajë në Kiev ndaj Ukrainës pa yllin e saj, Kylian Mbappe i cili të enjten u largua nga grumbullimi me kombëtaren në Strasbourg për shkak të dhimbjeve në pulpën e djathtë.

Gjithsesi, problemet e tij fizike kanë shkaktuar një çështje të madhe në Francë duke parë se rezonanca magnetike të cilës iu nënshtrua sulmuesi nuk ka konfirmuar asnjë problem fizik apo dëmtim të një shkalle të caktuar.

Siç mësohet zyrtarisht, Deschamps ka pohuar se nuk dëshiron të rrezikojë me lojtarin për të mos pësuar një dëmtim serioz por në Francë nuk e kanë pritur mirë vendimin e sulmuesit për të braktisur grumbullimin me kombëtaren qe te rikthehet te PSG, raporton oranews.

Teorikisht, Franca ka yje dhe alternativa të bollshme në sulm por veprimi i sulmuesit shihet si egoizëm dhe snobim i kombëtares edhe pse stafi teknik i “gjelave” ka vendosur me unanimitet për të mos rrezikuar. 

-->