Mitrovica e shënoi edhe fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve

Futboll 10 Gusht 2019 22:56

Skuadra e Mitrovicës ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në konkurrencën e femrave që po zhvillohen në Nikshiq të Malit të Zi.

Pas fitores kundër Olimpia Cluj, kampionet mitrovicase sot i kanë mposhtur kampionet e Bullgarisë, NSA Sofia, me rezultat 2:0.

Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan Ambra Gjegji, në minutën e 28-të dhe Liridona Syla, në minutën e 50-të.

Pas xhiros së dytë Mitrovica kryeson renditjen me gjashtë pikë dhe tani i mjafton barazimi në ndeshjen e fundit kundër kampionit të Malit të Zi, Breznica Pljevlja për ta siguruar kualifikimin në fazën tjetër.