Mkhitaryan mungon gjashtë javë

Futboll 25 Dhjetor 2018 18:44

Arsenali ka bërë me dije përmes një njoftimi se mesfushori i skuadrës, Henrikh Mkhitaryan, do të mbetet jashtë fushës për plot gjashtë javë për shkak të një lëndimi në këmbën e tij të djathtë të cilën e ka thyer.

“Henrikh Mkhitaryan ka thyerje në këmbën e djathtë. Pritet të kthehet plotësisht në seanca stërvitore pas gjashtë javëve”, shkruhet në raportin mjekësor të publikuar në llogarinë zyrtare të Arsenalit.

Henrikh Mkhitaryan konsiderohet si futbollist i rëndësishëm i Arsenalit.