Mali i Zi – Serbi, lajm i madh për Fatos Beqirajn

Nations League 11 Tetor 2018 19:56

Mali i Zi sonte takohet në Podgoricë me Kombëtaren e Serbisë në kuadër të Lifgës së Kombeve, raporton Insporti.com.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të takimit që nis në ora 20:45.

Sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj do të luajë nga minuta e parë në vijën e parë të sulmit.

Ndryshe, mediet atje raportojnë për nivelin e lartë të sigurisë.

Madje, tregohet se gjitha bizneset pranë Stadiumit të Podgoricës janë mbyllur që nga orët e hershme të mëngjesit.

Vlen të theksohet se ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë është historike për dy shtetet, pasi për herë të parë takohen zyrtarisht.