Modeli më qesharak i flokëve të Fellaini-t (Foto)

Futboll 13 Mars 2018 15:16

Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini, tërheq vëmendjen e të gjithëve me modelin e çuditshëm të flokëve. Belgu është lehtësish i dallueshëm në fushën e lojës, dhe shpesh herë merr komente të ndryshme nga fansat në rrjetet sociale.

Ai vendosi të befasojë akoma më shumë, teksa zgjodhi disa modele radikale flokësh për setin fotografik të revistës “GQ Style”. Një ndër fotot më të spikatura për këtë set është ajo e Fellaini-t në versionin e “Mickey Mouse”.

Disa madje edhe kishin bërë shaka të ndryshme, duke i përdorur pamjet nga seti fotografik i lojtarit belg, dhe përmes photoshop i kanë kombinuar në metoda të ndryshme.

Njëra nga to, është edhe bashkëngjitja e kokës së Fellaini-t në trupin e karakterit të “Disney”, Miceky Mouse. /Insporti.com

-->