Modelja publikon mesazhet dhe bastin e vënë me Ronaldo-n

Futboll 16 Mars 2019 08:09

Alexandra Mendez, modele nga Venezuela, ka thënë se ajo ka vënë një bast me Crsitiano Ronaldo-n gjatë kohës që ai luante me Real Madrid.

Vajza ka pranuar ta linte portugezin t’i “kafshonte të pasmet” nëse ai do të shënonte një gol gjatë një ndeshje të madrilenëve të cilën ajo e ka ndjekur në stadium.

Mendez e bëri këtë zbulim gjatë një interviste të dhënë në emisionin peruan “Magaly TV La Firme”. Ajo është pyetur nga prezantuesja Magaly Medina nëse kishte komunikuar ndonjëherë me yllin e Juventus-it.

Mendez është përgjigjur duke i treguar Medina-s mesazhet e shkëmbyera me Ronaldo-n në celularin e saj. Në një nga mesazhet e supozuara, portugezi i ka kërkuar modeles numrin e saj.

Më pas Mendez ka zbuluar se CR7 “më ka dërguar fotografi” dhe ka treguar para kamerave një “selfie” që portugezi supozohet t’i ketë dërguar asaj në WhtasApp.

Mendez i tha Medina-s se të dy janë takuar “ballë për ballë”, por sqaroi se nuk ka ndodhur asgjë “intime”.