Modelja shqiptare “shënon gol të bukur”

Futboll 13 Nëntor 2019 18:16

Pas përurimit të Arenës Kombëtare në ndeshjen Shqipëri-Francë, 17 nëntor 2019, emisioni sportiv “Pressing” në ABC News, një ditë më pas, pra të hënën e datës 18 nëntor 2019, do të nisë formatin e ri dhe me një studio dhe koncept krejtësisht të ri.

Madje, skuadra e emisionit “Pressing” tashmë do të ketë edhe një moderatore që do të krijojë ekipin me prezantuesin ekzistues dhe me eksperiencë Gerti Çarçani. Bëhet fjalë për bukuroshen Einxhel Shkira.

Modelja dhe prezantuesja i bashkohet kështu stafit të “Abc News” duke u bërë imazhi i emisionit sportiv, ku të ftuar të përhershëm janë Ermal Tahiri (ish-futbollist i kombëtares, specialist futbolli), Sulejman Starova (trajner i njohur) dhe Anton Cicani (kryeredaktor i Telesport).

 

-->