Moderatorja kosovare e sportit tregon format e saj në Dubai (FOTO)

Futboll 08 Tetor 2019 21:03

Aktorja e njohur e ‘O sa mirë’ Arta Nitaj, e cila njihet edhe si moderatorë e sportit, më 10 tetor ka ditëlindjen. Ajo vendosi që këtë ditëlindje ta festojë në një vend luksoz, në Dubai të Emirateve, me miket e saj më të mira.

Modelja solli disa fotografi të bukura përkrah mikeve, ku të gjitha duken në top formë.

“Java e ditëlindjes filloi”, shkroi ajo në storie. Ajo njihet për jetën luksoze që bën dhe vazhdimisht është kryetema e mediave rozë. Sado që u mundua që jetën e saj private ta mbajë larg syrit mediatik, modelja nuk u shpëtoi mediave rozë. Një kohë ishte përfolur për një lidhje të mundshme me djalin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçin, por që nuk u konfirmua nga ta.