Moderatorja shqiptare e sportit flet për jetën private (FOTO)

Futboll 20 Shtator 2020 09:05

Lei Kraja është një ndër vajzat më seksi të ekranit dhe çdokush do të ishte kurioz të dinte se cili është mashkulli krah saj.

Edhe pse moderatorja zakonisht është shumë e rezervuar kur e pyesin nëse ka dikë në jetën e saj, këtë herë nuk ndodhi kështu.

Nëpërmjet një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Lei ka zbuluar se është beqare, por mesa duket ky fakt nuk i pëlqen aspak.

“I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat”, i ka shkruar një nga ndjekësit.

“Do të thosha të njëjtën gjë nëse do të kisha një”, i është përgjigjur bukuroshja, duke shtuar edhe një “emoji” me fytyrë të mërzitur.

Edhe pse Lei duket se nuk ka shumë gjëra për të thënë për momentin në lidhje me jetën e saj private, nuk janë të pakta rastet kur është përfolur për në media për jetën e saj intime.

Para rreth një viti, qarkullonte lajmi se ajo dhe Robert Berisha, ish-partneri i Nora Istrefit, mund të jenë në një lidhje. Por, kjo rezultoi të ishte jo e vërtetë, kur të dy folën publikisht dhe treguan se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

-->