Modric, a e ke seriozisht? I thumbon keq Messin dhe Ronaldon

Futboll 06 Dhjetor 2018 14:56

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modrici, jo vetëm që i ka dhënë fund dominimit 10-vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në garën për “Topin e Artë”, por tani i ka thumbuar këta të dy duke thënë se njerëzit tani e kanë kuptuar se në futboll nuk janë të rëndësishme vetëm golat.

Të hënën në Dublin, Modrici u shpërblye me “Topin e Artë” dhe e bëri këtë gjë në mënyrë shumë të ndryshme në krahasim me fituesit në dekadën e fundit, Messin dhe Ronaldon, të cilët kishin kontribuar shumë përmes golave të shënuar për skuadrat e tyre.

Kroati është i lumtur që puna e tij në qendër të fushës është shpërblyer dhe se ky çmim nuk po varët më vetëm nga numri i golave të shënuar, diçka që e bënin shpesh Messi e Ronaldo, mbi 50-60 gola në sezon dhe për këtë, “Topi i Artë” për 10 vite u nda mes tyre, dytë nga 5.

“Rrugëtimi ka qenë shumë i gjatë dhe i vështirë, por për shkak të kësaj, unë jam edhe më i lumtur për të gjitha gjërat që janë duke ndodhur tani. Të gjitha shpërblimet, si çmimi për lojtarin më të mirë të FIFA-s ose Topi i Artë, më duken edhe më mirë tani kur e di se askush nuk m’i ka dhuruar”, ka thënë Modrici në një intervistë për revistën GQ.

“Të gjitha gjërat që i kam, i kam arritur përmes punës. Kjo gjë më bën shumë të lumtur që njerëzit ka arritur ta kuptojnë më në fund atë që e kam arritur në karrierën time sportive. Është e vërtetë që u nevojita të fitojë shumë gjëra për këtë çmim, si tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi, si dhe të arrij deri në finale të Kupës së Botës me Kroacinë”.

“Të gjitha këto janë të pabesueshme për mua. Vetëm tani, të tjerët e kanë kuptuar së në futboll nuk vlejnë vetëm golat, golat dhe golat”, shtoi mes tjerash Luka.