Modric: Anglia është ndeshja më e keqe për ta nisur Europianin

Futboll 06 Qershor 2021 12:56

Mesfushori i Kroacisë, Luka Modric ka folur për Daily Mail për debutimin kundër Anglisë në Europian, duke prauar se është pak i frikësuar nga kjo përballje.

“Grupi ynë në Europian është shumë i vështirë. Anglia, Republika e Çekisë dhe Skocisë janë skuadra të mira dhe nuk do të jetë e lehtë të kualifikohemi”, ka thënë ylli i Real Madrid.

“Anglia? Është ndeshja më e keqe për ta nisur Europianin. Jam gjithmonë optimist, por kjo është ndeshje e parë shumë e vështirë. Kjo është një finale e vërtetë, sepse një humbje mund ta vështirësojë shumë kalimin e grupit”, ka vazhduar Modric.

“E dimë se nuk mund të bëjmë asnjë gabim në këtë ndeshje. Jam i bindur se mund të fitojmë nëse bëjmë lojën tonë. Anglia ka një skuadër të madhe, veçanërisht në sulm. Lojtarë si Kane, Rashford dhe Sterling mund të ndëshkojnë këdo”.

-->