Modriç e dëshiron këtë shqiptar në skuadrën e Real Madrid

Futboll 19 Qershor 2018 10:50

Futbollisti kroat, i cili krijon fantazinë në mesfushën e skuadrës spanjolle Real Madrid, Luka Modriç, i ka dhënë një propozim shumë interesant drejtuesve të klubit madrilenë.

Kroati i cili momentalisht është me përfaqësuesen e Kroacisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, sipas disa mediave, i ka rekomanduar drejtuesve të Real Madrid që të nënshkruajnë me mbrojtësin e djathtë shqiptarë, Elseid Hysaj, i cili aktivizohet te Napoli dhe përflitej për një largim të mundshëm gjatë verës nga skuadra napolitane.

Në rast se “Los Blancos” dështojnë të sigurojnë shërbimet e spanjollit Alvaro Odriozola nga Real Sociedad, atëherë Modriç i ka rekomanduar ekipit madrilenë që ta sjellin Hysaj në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushorit kroat i ka pëlqyer shumë loja e Elseid Hysaj me Napolin dhe me kombëtaren e Shqipërisë, dhe kjo e ka shtyrë atë që t’i rekomandoj klubit transferimin e tij si një zëvendësim për Dani Carvajal gjatë sezonit të ardhshëm.

Vlera e Elsed Hysaj sillet rreth 40 milionë euro, kurse për shërbimet e reprezentuesit të Shqipërisë, kanë shprehur interesimin edhe shumë skuadra tjera nga ligat kryesore evropiane. /Insporti.com

 

-->