Modric hyn në histori të Kombëtares së Kroacisë, këtë rekord e arriti

Futboll 27 Mars 2021 20:36

Kombëtarja kroate ka regjistruar fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ndaj Kombëtares së Qipros, shkruan Insporti.

Ndeshja e zhvilluar në “Stadion HNK Rijeka” ka përfunduar me fitoren minimale të vendasve.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë ishte edhe mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i cili sonte shkroi një rekord me Kombëtaren kroate.

Luka Modric sonte regjistroi paraqitjen e tij të 135-të me fanellën kroate.

35-vjeçari është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje për Kroacinë.

-->