Modric në histori të Kroacisë pas golit të mbrëmshëm

Futboll 23 Qershor 2021 09:16

Kombëtarja e Kroacisë mbrëmë e ka parakaluar Çekinë për t’u renditur në vendin e dytë dhe duke e siguruar kështu kualifikimin direkt për në fazën 1/16 të Euro 2020, duke iu falënderuar golaverazhit më të mirë, shkruan Insporti.

Ishte Modric ai që realizoi golin e epërsisë për 2-1 në pjesën e dytë dhe me këtë, ai u bë golashënuesi më i vjetër për Kroacinë në një Kampionat Evropian, 35 vjet e 286 ditë.

Modric gjithashtu është edhe golashënuesi më i ri për Kroacinë në një Evropian, me golin kundër Austrisë në moshën 22-vjeçare e 273 ditë. 

-->