Modric – Real Madrid, këto janë lajmet e fundit

Futboll 23 Maj 2019 18:49

Real Madrid ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm, duke i rinovuar kontratat me disa futbollist që i dëshiron ende në skuadër.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Luka Modric është i gatshëm të zgjasë kontratën e Real Madridit deri në vitin 2021.

Toni Kroos dhe Nacho Fernandez para pak ditësh kanë rëndë dakord për kushtet e reja të kontratës, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Modric.

Sipas raporteve të fundit kroati ka besimin e Zidane dhe ai pret që të shpërblehet për kontributin që e ka dhënë për skuadrën e Madridit./Insporti