Modrici “thumbon” Ronaldon dhe Messin në ceremoninë e Ballon d’Or

Futboll 02 Dhjetor 2019 23:24

Topi i Artë për vitin 2019 u dha sonte nga prestigjozja “France Football” ku Leo Messi u shpall lojtari më i mirë në botë.

Sulmuesi argjentinas e fitoi për herë të 6-të këtë trofe duke u bërë kështu lojtari i parë në historinë e futbollit që e fiton gjashtë herë këtë çmim.

Në këtë ceremoni mungoi Cristiano Ronaldo, i cili u rendit në vendin e 3-të. Kjo nuk është herë e parë që portugezi nuk paraqitet pasi në momentin që zbulon se nuk do të jetë fitues vendos të mos jetë prezent në sallë.

Një sjellje aspak serioze nga një lojtar që është idhull për miliona njerëz në botë, ndërsa nuk kanë munguar as thumbimet nga Van Dijk, por edhe Modric, ish-shoku i skuadrës te Real Madridi.

“Jam këtu sepse futbolli është për respekt dhe për këtë arsye kam ardhur këtu që ta dorëzoj trofeun dhe ta përgëzoj personalisht Messin për këtë çmim”, u shpreh Modric duke i dhënë një ‘leksion’ Ronaldos por edhe Messit, pasi vitin e kaluar asnjëri prej tyre nuk ishin prezentë në ceremoni, ku pikërisht Modrici e kishte fituar Topin e Artë.

-->