Mohamed Salah kërkon largimin nga Liverpool

Futboll 05 Maj 2021 20:18

Sulmuesi Mohamed Salah po dëshiron largimin nga skuadra e Liverpoolit në fund të këtij sezoni dhe Paris Saint-Germaini ka shprehur menjëherë interesim për transferimin e tij, ka raportuar gazeta franceze “Le Parisien”.

Te PSG-ja, po e shohin Salahun si zëvendësim ideal për francezin Kylian Mbappe që pritet të largohet këtë verë.

Salah ka refuzuar rinovimin e kontratës me Liverpoolin që i skadon në vitin 2023 dhe është i gatshëm të vazhdojë karrierën në një ligë dhe klub tjetër.

Këtë edicion, Salah ka shënuar 29 gola në 46 ndeshje kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro. /Insporti.com/

-->