Moment historik në sportin e tenisit

Tenis 20 Gusht 2019 20:44

Tenisti koreano-jugor, Lee Duck-Hee ka shkruar historinë e këtij sporti. Ai u bë tenisti i parë i shurdhër që fiton një ndeshje si profesionist, në turnetë ATP. 21-vjeçari fitoi 2-0 (7-6, 6-1) ndaj zviceranit Henri Laaksonnen në turneun e Winston-Salem Open, duke avancuar më tej.

“Njerëzit shpesh kanë qeshur me mua në lidhje me problemin që unë kam me dëgjimin. Ta më thonë se unë nuk duhet të luaj. Natyrisht që ka qenë e vështirë, por familja dhe miqtë më kanë inkurajuar të vazhdoj. Kam dashur t’u tregoj të gjithëve se unë mund ta bëj ëndrrën time realitet”, tha Lee Duck-Hee përmes një interpretuesi gjestesh.

“Mesazhi im për njerëz me problem dëgjimi si puna ime u them të mos dekurajohen. Nëse përpiqesh shumë, mund të bësh gjithçka”, tha tenisti. Ai ka debutuar në këtë sport në moshën 14-vjeçare në ITF Futures Tour dhe deri në moshën 18 vjeç ka fituar 14 turne.