Moment i frikshëm në F1, Alonso përplaset me 361 km/h

Formula 1 14 Gusht 2020 18:28

Momente frike për Fernando Alonso-n në ditën e dytë të provave të lira në pistën e Indianapolis në pritje të garës që do të zhvillohet 23 gushtin e ardhshëm.

Piloti spanjoll, i cili po përgatitet për t’u kthyer në Formula 1 në timonin e Renault, është përplasur me murin e kthesës 4 me rrotën e përparme të djathtë të makinës së tij Arroë McLaren, që ecte me 361 kilometra në orë, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim fizik.

“Në këtë pistë muret janë shumë afër. Fatkeqësisht, sot ka ndodhur përsëri. Shpresojmë që të mos ndodhë më 23 gusht. Mësohen gjëra të reja pas çdo xhiroje që bën këtu”.

-->