Momentet e para të Rashicës me Norwich Cityn – klubi anglez publikon videon e prezantimit dhe konferencës për shtyp të Rashicës

Futboll 22 Korrik 2021 13:31

Milot Rashica karrierën e tij do ta vazhdojë në Premier Ligë te Norwich City dhe duket se nga videoja e publikuar, kosovari është i lumtur me transferimin e tij në Angli

Futbollisti nga qyteti u Vushtrrisë u largua nga Werder Bremeni këtë verë për t’iu bashkuar Norwich Cityt në Premierligë.

Tashmë, reprezentuesi i Kosovës është akomoduar mjaft mirë në Angli.

Klubi i Premierligës ka publikuar një video gjashtëminutëshe ku shihet vushtrriasi në ditët e para në Norwich.

Prezantimi zyrtar, konferenca e parë, vetura e tij e re dhe shumë detaje të tjera mund të shihni në këtë përmbledhje që ka bërë Norwichi për lojtarin kosovar.

-->