Momentet kur Joshua u rrëzua

Sporte luftarake 02 Qershor 2019 08:16

Që kur Buster Douglas kishte mundur Mike Tysonin, në boksin profeisonist të kategorisë së rëndë nuk ka pasur befasi më të madhe sesa fitorja e Andy Ruizit ndaj Antohony Joshuas në Madison Sqaure Garden, shkruan Insporti.

Kjo fitore e bën Ruizin kampion bote në tri versione të ndryshme (WBA, WBO dhe IBF) dhe aktualisht boksierin më të kërkuar në botë.

Mirëpo, pothuajse askush nuk po e sheh këtë rezultat si fitore të Ruizit, por si humbje të Joshuas, kampionit të madh të gjeneratës së tij, i cili përjetoi disfatë për herë të parë në karrierë dhe tash është në pritje të konfirmimit të detajeve për revansh me meksikanin karizmatik.

Joshua në këtë meç u rrëzua katër herë dhe Insporti ju sjell këto pamje sërish, duke ju kërkuar që të fokusoni vëmendjen në rundet 3 dhe 7, që ishin ndër më të mirat në boksin e kategorisë së rëndë në këtë dekadë.