Momenti i frikshëm në MMA, a është ky nokauti më brutal në oktagon?

Sporte luftarake 10 Qershor 2021 11:49

Mbreti i Bellator në peshta të lehta, Douglas Lima, rikthehet në oktagon për ta mbrojtur titullin e tij ndaj  Yaroslav Amosov, raporton Insporti.

Bellator, një kompeticion i MMA njësoj sikur UFC, këtë të premte rikthehet me njëren nga luftat më të pritura të vitit.

Douglas Lima, i cili përball do të ketë Yarolav Amosov, ka folur edhe për  Michael “Venom” Page, të cilin e kishte mposhtur me një KO brutale në vitin 2019.

“Ai është tipi që unë e mbyta në dy raundet e para. Në qoftë se ai më ofron një rimeç, unë do të luftojë me të” – u shpreh Lima në prag të Bellator 260.

VIDEO:

-->