Momenti i kartonit të kuq – a e ofendoi Jashari gjyqtarin kryesor Fatmir Tahirin?

Dardan Jashari brenda një minute e mbylli ndeshjen e tij, pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, shkruan Insporti.com.
Ishte minuta e 21-të duke u zhvilluar kur një top të kthyer prapa nga Jashari, portieri Çerkini e kap duke shkaktuar goditje indirekte në të mirë Feronikelit.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes Fatmir Tahiri fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë, duke shkaktuar pa kënaqësi të madhe te Jashari.
Jashri humbi kontrollin duke lejuar që emocionet ta kaplojnë dhe të reagojë ashpër ndaj vendimit të Tahirit. Kjo bëri që Tahiri ta ndëshkojë atë edhe me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas me të kuqin, duke e përjashtuar nga ndeshja.
Kjo gafë nga qendërmbrojtësi Jashari mund t’i kushtojë rëndë skuadrës së tij, pasi do të zhvillojë pjesën e dytë me vetëm dhjetë futbollistë në fushë ndaj një Feronikeli, që duket të jetë tejet në formë sot.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3:0. Dy gola i shënoi Kastriot Rexha, ndërsa të tretin e shënoi Mendurim Hoti. /Insporti.com/
Tensione në duelin KF Feronikeli vs KF Ferizaj
Gepostet von Insporti am Samstag, 28. September 2019