Momenti i mbrëmjes: Tifozi futet në fushë dhe ia puthë këmbën Granit Xhakës

Futboll 15 Qershor 2019 22:02

Përballja mes ekipit të Granit Xhakës dhe atij të Milot Rashicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kanë dhuruar emocione të paharruara për tifozët e futbollit.

Më shumë se pesë mijë tifozë, ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen humanitare të organizuar nga Xhaka dhe Rashica, për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Një nga momentet më interesante të kësaj sfide, hyrja në fushë e një tifozi, i cili vrapoi në drejtim të Granit Xhakës, të cilit edhe ia puthë këmbën.

Kujtojmë se Granit Xhaka, ka shumë tifozë në Kosovë, dhe ky gjest nuk është për t’u befasuar./Insporti.com