Momenti i nokautit brutal të Furyt ndaj Wilderit

Boks 10 Tetor 2021 09:10

Tyson Fury ka fituar meçin e shumëpritur ndaj Deontay Wilder në kuadër të divizionit WBC në kategorinë e peshave të rënda, duke mbrojtur titullin kampion bote.

Boksieri britanik është treguar edhe një herë i fortë duke fituar meçin e tretë mes tij dhe amerikanit Wilder në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Përballja e tyre e parë në vitin 2018 kishte përfunduar me barazim, ndërsa në sfidën e dytë (të vitit 2020), ‘Gipsy King’ kishte triumfuar me nokaut teknik.

-->