Momenti i përplasjes frikshme të Salah me portierin

Futboll 05 Maj 2019 09:20

Liverpooli arriti një fitore tejet të rëndësishme mbrëmë ndaj Newcastle si mysafir me rezultat 3:2 në “St.James Park”.

Me këtë fitore djelmoshat e Jurgen Klopp mbajnë gjallë shpresën për titull të kampionit, duke shpresuar në gabim të Manchester City që ndeshjen e zhvillon të hënën mbrëma ndaj Leicester City.

Në minutën e 73-të të gjithë të pranishmit në stadium ishin në ankth, pas lëndimit të egjiptianit, Mohamed Salah.

Salah u përplas me portierin vendas, Dubravka gjatë një dueli në ajër për top. Mo qëndroi disa minuta pa lëvizur në fushë duke shkaktuar ankth tek futbollistët dhe tifozët në shkallët e stadiumit.

Ai u largua nga fusha me barelë pas ndërhyrjes së stafit mjekësor dhe nën duartrokitjet e gjithë stadiumit.

Megjithatë, gjendja e Salah nuk ishte edhe aq serioze pasi ai sipas trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, ka shikuar 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Pas përfundimit të ndeshjes ish ylli i Romës është dërguar në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme. /Insporti.com./

-->