Momenti kur 40 mijë tifoz festuan me Ronaldon: “SIIIII”

Futboll 13 Mars 2019 08:37

I gjithë stadiumi i Juventusit ishte në festë të “çmendur” kur Cristiano Ronaldo shënoi nga penalltia mbrëmë ndaj Altetico Madridit në Ligë të Kampionëve.

Kur kishin mbetur më pak se gjashtë minuta deri në përfundim të ndeshjes, Ronaldo u shfaqë në skenë për të shënuar nga penalltia dhe e festoi në stilin e tij tashmë të famshëm “SIIII”.

Momenti i festimit të golit ishte i jashtëzakonshëm, pasi tifozët e Juventusit e bënë special duke brohoritur të gjithë “SIIII”. Ky moment festimi është duke bërë xhiro në rrjete sociale.

 

Besohet se 34 vjeçari iu ka thënë bashkëlojtarëve të tij para ndeshjes se do të shënojë hat-trick ndaj Alteticos, dhe e bëri duke shënuar hat-tricku ne tetë në Ligë të Kampionëve.

 

Ronaldo tashmë ka shkruar emrin e tij si një legjendë e Ligës së Kampionëve. Ai me këtë hat-trick bëhët lojtari  i parë në histori të Ligës së Kampionëve që 125 gola. /Insporti.com/