Momenti kur ‘Ariu shqiptar’ e trondit kundërshtarin në ring dhe fiton me nokaut teknik

Boks 19 Dhjetor 2020 09:51

Boksieri shqiptar nga Amerika, Reshat Mati ka zhvilluar një përballje interesante boksi gjatë mbrëmjes së kaluar.

22 vjeçari shqiptar është përballur me afrikanin, Dennis Okoth.

Mati i njohur ndryshe si “Ariu shqiptar” mposhti Okothin pas gjashtë rundesh, me nokaut teknik, ku gjyqtari i meçit u detyrua ta ndërpriste luftën.

Dueli i mbrëmshëm kishte tetë runde, por vetëm pas gjashtë rundesh, Mati arriti fitoren.

Ndryshe, rekordi i Matit është nëntë fitore dhe asnjë humbje.

-->