Momenti kur Bonucci dhe Cuadrado përplasen

Futboll 08 Dhjetor 2019 08:50

Juventuesi është mposhtur nga Lazio me rezultat 3:1 në kuadër të Serie A.

Kjo ishte e fitorja e parë që nga viti 2003 e Lazios ndaj Juventuesit në shtëpi.

Por, Juventusi përveç që u mposht pati probleme edhe në mes të futbollistëve në fushë.

Minuta e 70 e takimit ka qenë kulminante për përballjen.

Kuadrado doli me karton të kuq pasi ka ndërhyrë si lojtari i fundit dhe pasi ka parë VAR-in, arbitri i takimit e ka nxjerrë nga loja.

Madje edhe me pak spektakël, pasi fillimisht ka nxjerrë kartonin e verdhë, por me gisht ka shprehur se nuk do të akordonte atë ngjyrë.

Për të nxjerrë menjëherë të kuqin.

Ndërkohë Kuadrado po kërkonte shpjegim duke u zgjatur shumë dhe minutat po kalonin, ndërsa vendimi është në formë të prerë.

Juventusit i duhet patjetër fitorja për të kapur kreun dhe kjo ka bërë që Bonucci të grindet fizikisht me Cuadradon, i cili nuk po pranonte të dilte nga fusha.

Për disa sekonda ka zgjatur edhe dueli mes tyre, derisa ka dalë nga fusha.

-->