Momenti kur Crvena Zvezdas i ndalohet hyrja nga policia e Kosovës

Futboll 09 Tetor 2019 12:36

Autobusi me ekipin e Crvena Zvevdas është kthyer nga Jarinja, pasi u mor vendimi që ndeshja të mos luhej në Kosovë.

Autoritetet kosovare i kanë mohuar delegacionit të Crvena Zvezdas të futej në Kosovë, për të shkuar në Zveqan aty ku planifikohej të luhej ndeshja në mes të FC Trepçës e Zvezdas, në kuadër të Kupës së Serbisë.

Kjo ndeshje ishte e paraparë të zhvillohej sot me fillim nga ora 14:00, transmeton Insporti

Por, falë insistimit të FFK-së dhe ndalesës që u bë nga autoritetet kosovare, kjo gjë nuk ndodhi.

Tanjug raporton se pasi nuk iu lejua hyrja në Kosovë, lojtarët tashmë po kthehen nga pika kufitare në Jarinje.

Kjo do të thotë se ndeshja e Kupës së Serbisë përfundimisht nuk do të luhet në Zveqan, raporton Kurir.